Image: MENTUPP Logo

Mirë se vini në buletinin e dytë të projektit - MENTUPP `Promovimi i Shëndetit Mendor dhe Ndërhyrja në Vendin e Punës`!

Image: MENTUPP Timeline

Konsorciumi MENTUPP ndihet i egzaltuar të ndajë me ju përditësimet më të fundit mbi projektin MENTUPP që synon krijimin e vendeve të punës të shëndetshme mendërisht. Që nga buletini ynë i parë, ne kemi bërë përparim të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimeve tona. Në javët në vijim, ne do të jemi në kontakt me ju për të ndarë pyetësorin e dytë pasues për të kuptuar se si po ecni që nga fillimi i projektit MENTUPP. Pyetësori vijues do të jetë i aksesueshëm për ju më 20 Mars dhe mund ta plotësoni atë.

Nëse qendra/institucioni ku punoni i përket grupit të ndërhyrjes (grupi që është regjistruar në platformën MENTUPP Hub), mund të na njoftoni për eksperiencën tuaj në MENTUPP Hub përmes plotësimit të pyetësorit. Ne jemi të përkushtuar t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë t'ju ftojmë të vazhdoni të përdorni Hub-in derisa të shpërndahet pyetësori i tretë në radhë në qershor 2023. Ky pyetësor përfundimtar do të na lejojë të vlerësojmë ndikimin e platformës dhe të identifikojmë fushat për përmirësime të mëtejshme. Ndërkohë, mund të vazhdoni të përdorni platformën MENTUPP kurdo që dëshironi.

Nëse qendra/institucioni ku punoni i përket grupit të kontrollit (grupi që nuk ka pasur akses në platformën MENTUPP Hub), ju mund të na informoni mbi eksperiencën tuaj që nga fillimi i projektit MENTUPP.

Ju lutemi bashkohuni së bashku me të tjerë profesionistë në organizata nga e gjithë Evropa dhe Australia për të ndarë komentet tuaja të vlefshme dhe për të na ndihmuar të përmirësojmë platformën MENTUPP duke kuptuar më mirë nevojat tuaja.

Për më shumë informacion rreth projektit MENTUPP, kontrolloni faqen tonë të internetit mentuppproject.eu.

 

MENTUPP Artikujt dhe Ngjarjet e fundit
 
  1. Përmbledhje e politikave #2 – MENTUPP Promovimi dhe Ndërhyrja e Shëndetit Mendor në Vendin e Punës
  2. Përmbledhje e politikave – MENTUPP Promovimi dhe Ndërhyrja e Shëndetit Mendor në Vendin e Punës
  3. MENTUPP dhe Projektet e Ngjashme në Simpoziumin e 19-të Evropian me tematikë Vetëvrasjen dhe Sjelljet Vetëvrasëse

 

Faleminderit për pjesëmarrjen në projektin MENTUPP . Ne e vlerësojmë vërtet interesin dhe kontributin tuaj të vyer në kërkimin tonë mbi përmirësimin e shëndetit mendor në vendin e punës. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi të ndani mendimin tuaj, ju lutemi kontaktoni në mentupp@eaad.net.